• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Dëshiroj fund të vërtetë dhe jo armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Tramp: Dëshiroj fund të vërtetë dhe jo armëpushim mes Izraelit dhe Iranit

Uashington, 17 qershor 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se po përgatitet drejt një "fundi të vërtetë" të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, jo vetëm drejt armëpushimit. 

"Nuk po përpiqemi për armëpushim, por për diçka më të mirë se armëpushimi", deklaroi Trampi para gazetarëve pasi u kthye në SHBA nga Samiti i G7 në Kanada. 

Ai theksoi se dëshiron "fund, një fund të vërtetë, jo armëpushim", duke shtuar se dëshiron që Irani të bëjë "tërheqje të plotë" nga pozicionet e veta. 

Trampi gjithashtu njoftoi në "Truth soushëll" se nuk i është drejtuar Iranit me ndonjë propozim për bisedime paqeje, duke shtuar se Teherani "duhej ta pranonte ofertën që ishte në tavolinë". 

Duke folur para gazetarëve në bordin e aeroplanit Er fors uan, Trampi njoftoi se është e mundur të dërgojë nënkryetarin amerikan Xhej Di Vans dhe përfaqësuesin e posaçëm për Lindjen e Mesme, Stiv Uitkof, në takime me përfaqësues iranianë.

“Kjo varet nga zhvillimet e ngjarjeve pas rikthimit tim”, shtoi Trampi.

Për më tepër, Trampi e përsëriti qëndrimin e tij se Irani "nuk guxon të posedojë armë bërthamore". qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR