Tramp, Bajden dhe Vens i dhanë lamtumirën e fundit Papa Françeskut
- Presidenti aktual amerikan, Donald Tramp dhe paraardhësi i tij, Xho Bajden sot po ashtu i dhanë lamtumirën e fundit Papa Françeskut.
- Post By Besnik Shuki
- 18:01, 21 prill, 2025

Uashington, 21 prill 2025 (MIA) – Presidenti aktual amerikan, Donald Tramp dhe paraardhësi i tij, Xho Bajden sot po ashtu i dhanë lamtumirën e fundit Papa Françeskut.
Tramp ka shprehur ngushllimet e tij për kreun e Kishës katolike në mjë postim në rrjetin e tij social "Truth Social".
"U prehsh në paqe Papa Françesku! Zoti e bekoftë atë dhe të gjithë ata që e donin", shkroi republikani, zëvendëspresidenti i të cilit, Xhej Di Vens ishte një nga të fundit që u takua me Papa Françeskun një ditë më parë.
Xho Bajden, presidenti i dytë katolik në historinë amerikane pas Xhon F. Kenedi, në X shkroi se Françesku "do të mbahet mend si një nga udhëheqësit më të rëndësishëm të kohës sonë" dhe vlerësoi "luftën e tij kundër varfërisë".
"Ai ishte ndryshe nga paraardhësit e tij. Ai ishte një papë popullor, një dritë besimi, shprese dhe dashurie”, ka shkruar demokrati në një postim të shoqëruar me një foto me Papa Françeskun.
“Zemra ime është me miliona të krishterë mbarë botën që e donin atë”, shkroi zëvendëspresidenti i SHBA Xhej-Di Vens në X.
"U gëzova që e pashë dje, edhe pse dukshëm ishte shumë i sëmurë. Por do ta kujtoj gjithmonë për predikimin më poshtë që ai mbajti në ditët e para të Kovid-19. Ishte vërtet shumë bukur", shkroi Vens. bsh/