• e martë, 25 mars 2025

Tramp: Askush nuk mund ta ndalë Putinin përveç meje

Tramp: Askush nuk mund ta ndalë Putinin përveç meje

Uashington, 23 mars 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se ai është personi i vetëm në botë që mund ta përfundojë luftën në Ukrainë, duke shtuar se përpjekjet për t'u parandaluar eskalimi i konfliktit janë "deri diku nën kontroll".

"Mendoj se nuk ka askund në botë dikush që mund ta ndalë presidentin rus, Vlladimir Putin, përveç meje", tha Tramp mbrëmë vonë në intervistë për "Autkik". "Dhe mendoj se mund ta ndaloj", shtoi ai.

"Patëm diskutime mjaft racionale dhe vetëm dua të shoh që njerëzit të ndalojnë së vrari", tha Tramp. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR