Tramp: Askush në histori nuk e meriton më shumë se unë Çmimin Nobel për Paqe
- Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se askush në histori nuk e meriton Çmimin Nobel për Paqe më shumë se ai, duke thënë se ka parandaluar disa luftëra të mëdha në mbarë botën.
- Post By Fami Bajrami
- 13:45, 30 mars, 2026
Uashington, 30 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan, Donald Tramp deklaroi se askush në histori nuk e meriton Çmimin Nobel për Paqe më shumë se ai, duke thënë se ka parandaluar disa luftëra të mëdha në mbarë botën.
“Pa dallim nëse njerëzit e pëlqejnë Trampin apo jo, unë kam zgjidhur tetë luftëra. Të mëdha. Disa zgjatën 36 vjet, 32 vjet, 31 vjet, 28 vjet, 25 vite. Disa nuk kanë filluar ende, si India dhe Pakistani. Tetë aeroplanë janë rrëzuar tashmë. Dhe e zgjodha shumë shpejt, pa armë bërthamore”, tha Trampi.
“Nuk mund të paramendoj për ndonjërin në histori që duhet ta fitojë Çmimin Nobel për Paqe më shumë se unë. Nuk dua të lavdërohem, por askush tjetër nuk i ka ndaluar luftërat”, shtoi ai.
Trampi kritikoi gjithashtu ish presidentin e SHBA-së Barak Obama i cili e fitoi Çmimin Nobel në vitin 2009.
"Obama e fitoi Çmimin Nobel. Nuk e kishte idenë pse. Ai ende nuk ka idenë. Po shkon përreth duke thënë: Unë fitova Çmimin Nobel. Pse e fitoi? E fitoi pothuajse sapo mori detyrën. Ai nuk bëri asgjë dhe ishte një president i keq", tha Trampi.
Ai theksoi gjithashtu se Çmimi Nobel duhet të jepet për çdo luftë të ndaluar.
“Në teori, duhet të marrësh Çmimin Nobel për çdo luftë që ndalon. Secila prej tyre ishte e madhe. Këto ishin luftëra që askush nuk mendonte se mund të ndaleshin. Presidenti Putin më telefonoi dhe më tregoi për dy nga ato luftëra që përpiqet t’i ndalë për dhjetë vjet. Nuk mundi. Nuk mundi të besojë”, tha ai.
Ai shtoi se për të Çmimi nuk është i rëndësishëm, por shpëtimi i jetëve.
Trump: “I can't think of anybody in history that should get the Nobel Prize more than me. I don't want to be bragging, but nobody else settled wars.”
— Republicans against Trump (@RpsAgainstTrump) March 29, 2026
pic.twitter.com/BD2HAwqudE
Nuk më intereson Çmimi, shpëtova dhjetëra milionë jetë. Nuk më intereson kjo. Më intereson të shpëtoj jetë. Shpëtova dhjetëra milionë jetë. E dini, kryeministri i Pakistanit erdhi këtu dhe deklaroi publikisht se presidenti Tramp shpëtoi të paktën 10 milionë jetë sa i përket Pakistanit dhe Indisë, sepse situata mund të ishte përshkallëzuar", tha Trampi.
Foto: Skrinshot nga Foks njuz