Tramp: Asadi u arratis sepse Rusia e braktisi
- Forcat opozitare siriane sot e morën kontrollin ndaj Damaskut, ndërsa presidenti Bashar al Asad është arratisur nga kryeqyteti.
- Post By Sara Ademi
- 10:00, 8 dhjetor, 2024
Uashington, 8 dhjetor 2024 (MIA) - Forcat opozitare siriane sot e morën kontrollin ndaj Damaskut, ndërsa presidenti Bashar al Asad është arratisur nga kryeqyteti.
Luftëtarët opozitar u bënë thirrje qytetarëve sirian të kthehen në vend dhe shpallën fillimin e "një epoke të re".
Hadi al-Bahra, lider i koalicionit opozitar politik sirian në vendet e huaja, tha se Damasku është "çliruar nga Asadi" dhe përgëzoi popullin sirian.
Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Tramp, vlerësoi se presidenti sirian Bashar al Asad, "është arratisur nga vendi i tij" pasi e humbi mbështetjen e Rusisë.
"Asadi është zhdukur", shënoi sot Tramp në platformën "Truth Soushall". Mbrojtësi i tij, Rusia, e udhëhequr nga Vladimir Putin, më nuk është e interesuar ta mbrojtë", shtoi ai.
Në postimin e tij të djeshëm, ai shkroi se për shkak se Rusia, e cila është aleate e Bashar Asadit, është e preokupuar me luftën në Ukrainë, "duket e paaftë të ndalojë marshimin e mirëfilltë nëpër Siri, një vend që e ka mbrojtur prej vitesh". Nëse Rusia detyrohet të tërhiqet nga Siria, "mund të jetë në fakt gjëja më e mirë që mund t'i ndodhë", sepse "Rusia kurrë nuk ka pasur interes të madh nga Siria", vlerësoi dje Tramp. sa/
foto: arkivi