• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Amerika do ta përkrah Ukrainën, dëshiroj që ajo luftë të përfundojë

Tramp: Amerika do ta përkrah Ukrainën, dëshiroj që ajo luftë të përfundojë

Uashington, 25 gusht 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se ende nuk ka biseduar për garanca konkrete të sigurisë për Ukrainën, por se SHBA-ja do ta përkrah vendin.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Tramp u tha gazetarëve se dëshiron që ajo luftë të përfundojë.

Presidenti amerikan tha se e ka biseduar për këtë me presidentin rus Vlladimir Putin, si dhe se Putini nuk po punon për një takim me presidentin ukrainas, Vollodimir Zelenski, pasi nuk don që ai të mbahet.

Tramp tha se me Putinin ka diskutuar edhe për armën bërthamore. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR