• e premte, 05 dhjetor 2025

Tramp: Aleatët janë të gatshëm të dërgojnë ushtarë në Rripin e Gazës nëse Hamasi vazhdon ta shkel armëpushimin

Tramp: Aleatët janë të gatshëm të dërgojnë ushtarë në Rripin e Gazës nëse Hamasi vazhdon ta shkel armëpushimin

Uashington, 21 tetor 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp sot deklaroi se aleatët e tij në Lindjen e Mesme janë të gatshëm që me kërkesë të tij të dërgojnë ushtarë në Rripin e Gazës, nëse Hamasi nuk ndalet me shkeljen e marrëveshjes për armëpushim.

"Numër i madh i aleatëve tanë, tani kryesorë në Lindjen e Mesme dhe rajonet në rrethinë në mënyrë eksplicite dhe fuqimisht më informuan se do të përshëndesnin mundësinë, që me kërkesë time, të hyjnë me forcë në Gazë dhe ta korrigjojnë Hamasin nëse vazhdon të sillet keq, duke e shkelur marrëveshjen e tyre me neve", ka shkruar Trampi në rrjetin e tij social "Truth Social".

Ai shtoi se ende ekziston shpresë se Hamasi do "bëjë atë që duhet", por paralajmëroi se, në të kundërtën "fundi i Hamasit do të ishte i shpejtë dhe brutal".

Nënpresidenti i SHBA-së, Xhej Di Vens sot arriti në Izrael dhe do të tentojë ta stabilizojë fazën e parë nga armëpushimi në Rripin e Gazës. Është paraparë që ai nesër të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR