• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tramp: Akuza është qesharake dhe e pabazë

Tramp: Akuza është qesharake dhe e pabazë

Uashington, 11 qershor 2023 (MIA) - Ish presidenti amerikan Donald Tramp tha mbrëmë se aktakuza federale e shpallur kundër tij ishte "qesharake" dhe "e pabazë", një përpjekje për të rrezikuar shanset e tij për t'u rizgjedhur si president i SHBA-së në vitin 2024.

Tramp, në daljen e tij të parë publike që nga shpallja e aktakuzës, në konventën parazgjedhore republikane në shtetin amerikan të Xhorxhias, tha se administrata amerikane kishte nisur një "gjueti shtrigash" për të penguar vullnetin e popullit amerikan.

Ai pretendon se akuzat kundër tij janë të motivuara politikisht, duke thënë se do të ishte një nga abuzimet më të këqija të pushtetit në historinë e SHBA-së.

Rreth 100 mbështetës, disa që mbanin pankarta ku lexonin "Gjuetia e shtrigave", u shfaqën në aeroportin e kolumbus për të përshëndetur Trampin kur ai mbërriti.

Tramp mbetet favoriti për nominimin presidencial republikan në vitin 2024, pavarësisht nga problemet ligjore në rritje.

Aktakuza, e shpallur të premten, akuzon Trampin për 37 vepra penale që lidhen me mbledhjen e dokumenteve të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago në Florida. Aktakuza përfshin gjithashtu pretendime se Tramp mes tjerash  mbante dokumente në sallën e ballove dhe banjën e rezidencës së tij.

Në aktakuzë për krimet më të rënda parashikohen dënime të mundshme me burg deri në 20 vjet, por rrallëherë autorëve u jepet dënimi maksimal, duke qenë se vendimi merret nga gjyqtari në përfundim të procedurës. Tramp është planifikuar të bëjë paraqitjen e tij të parë në gjykatën federale të martën në Majami. sa/

Foto: Arkivi i MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR