• e shtunë, 06 korrik 2024

Tramp: Aktakuza është e kurdisur, kjo është "gjueti shtrigash"

Tramp: Aktakuza është e kurdisur, kjo është

Uashington, 15 gusht 2023 (MIA) - Për ish presidentin amerikan Donald Tramp aktakuza e re kundër tij mbi tentimin për ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare në vitin 2020 është "gjueti shtrigash", ka shkruar ai në rrjetin social "E vërteta" (Truthsocial).

"Përse nuk kanë ngritur aktakuzë para dy vjet e gjysmë? Sepse kanë dashur ta bëjnë atë mes fushatës time politike. Gjueti shtrigash!", tha ai.

 

Porota e madhe e shtetit federal amerikan Xhorxhia e pranoi aktakuzën kundër ish presidentit Tramp për tentim të anulimit të vullnetit të qytetarëve në të cilin ai në këtë shtet pësoi humbje nga demokrati Xho Bajden në zgjedhjet e vitit 2020.

Kjo është aktakuza e katërt ndaj Trampit dhe e dyta mbi tentimin për ndryshim të rezultatit zgjedhor. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR