Tramp: Është e vështirë të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e agresorit
- Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi sot në platformën Truth Social se është "shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e agresorit... E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën dhe Rusinë".
- Post By Sara Ademi
- 18:20, 21 gusht, 2025
Uashington, 21 gusht 2025 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, njoftoi sot në platformën Truth Social se është "shumë e vështirë, nëse jo e pamundur, të fitosh një luftë pa sulmuar vendin e agresorit... E njëjta gjë vlen edhe për Ukrainën dhe Rusinë".
Në postim, ai akuzon ish presidentin amerikan Xho Bajden se nuk e lejon Ukrainën të hakmerret ndaj Rusisë, por vetëm për të mbrojtur veten.
Tramp pretendon se nëse do të ishte president "nuk do të kishte pasur kurrë luftë" midis Rusisë dhe Ukrainës.
Në takimin e fundit në Alaska midis Trampit dhe presidentit rus Vladimir Putin nuk ishte dakorduar armëpushim. Por Trampi tha se ai ende besonte në një marrëveshje paqeje, por vetëm nëse Ukraina pranonte lëshime territoriale, të cilat Kievi i ka refuzuar. Tramp më pas u takua në Uashington me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s. Tramp premtoi se Ukraina do të merrte garanci sigurie në një marrëveshje të ardhshme paqeje, si dhe një paketë të re ndihme ushtarake amerikane me vlerë rreth 104 miliardë dollarë. sa/
foto: "Truth social"