• e hënë, 23 dhjetor 2024

Trajekti që është përmbysur në Filipine ka qenë i stërngarkuar, në fatkeqësi jetën e kanë humbur 27 persona

Trajekti që është përmbysur në Filipine ka qenë i stërngarkuar, në fatkeqësi jetën e kanë humbur 27 persona

Manila, 28 korrik 2023 (MIA) - Kapiteni i feribotit filipin i cili u përmbys në liqen me ç'rast jetën e humbën 27 pasagjerë, ka lundruar edhe krahas asaj që e ka ditur se anija është e stërngarkuar, kumtoi sot roja bregdetare.

Dyzet e tre udhëtarë u shpëtuan pasi trajekti u përmbys të enjten, shpejt pas braktisjes së qytetit Binangonan, në juglindje të Manilës, rrugës drejt ishullit të afërt Talim, kumtuan persona zyrtarë.

Roja bregdetare, policia dhe agjencitë e tjera sot i vazhduan kërkimet në liqen, por kumtuan se nuk kanë informacione për numrin e personave të zhdukur për shkak të pasigurisë për numrin e udhëtarëve në trajekt. Nuk janë gjetur më shumë të mbijetuar ose trupa.

Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet, kapiteni e ka pranuar se trajekti e ka tejkaluar kapacitetin e tij për pasagjerë kur e ka braktisur portin.

Fatkeqësitë në ujëra janë të zakonshme në Filipine për shkak të stuhive të shpeshta, barkat e pamirëmbajtura, stërngarkimi dhe zbatimi i keq i rregullave të sigurisë.

Foto: Arkivi i MIA-s
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR