• e hënë, 09 mars 2026

Trafiku nëpër rrugë të lagështa, mjegull më rrugën Lisec - Kodra e Diellit

Trafiku nëpër rrugë të lagështa, mjegull më rrugën Lisec - Kodra e Diellit

Shkup, 9 mars 2026 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. 

Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

Është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore të automjeteve. mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR