Trafiku nëpër rrugë kryesisht të lagështa
- Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
- Post By Melahat Baftija
- 18:08, 15 mars, 2023

Shkup, 15 mars 2023 (MIA) - Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të lagështa. Intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/