Trafiku jashtë mjediseve urbane është rritur, në VK Tabanoc për dalje nga vendi pritet rreth 10-15 minuta
- Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
- Post By Melahat Baftija
- 22:04, 23 gusht, 2025
Shkup, 23 gusht 2025 (MIA) - Trafiku në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Për shkak të pushimeve verore, ka frekuencë të shtuar të automjeteve, në vendkalimin kufitar Tabanoc koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 10-15 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. mb/
Foto: MIA