Totenhemi i bashkohet garës për Rodrigon
- Skuadra e Premier ligës, Totenhem i është bashkangjitur garës për futbollistin e Real Madridit, Rodrigo, bën të ditur gazeta spanjolle "AS".
- Post By Ramize Qamili
- 08:46, 23 korrik, 2025
Madrid, 23 korrik 2025 (MIA) - Skuadra e Premier ligës, Totenhem i është bashkangjitur garës për futbollistin e Real Madridit, Rodrigo, bën të ditur gazeta spanjolle "AS".
Më herët ishte publikuar se Liverpuli, Arsenali, Çellsi dhe Bajerni janë të interesuar për shërbimet e brazilianit 24-vjeçar.
Klubi madrilen dëshiron të marrë të paktën 100 milionë euro për lojtarin e tyre.
Në sezonin 2024/25, Rodrigo luajti 54 ndeshje në të gjitha garat, shënoi 14 gola dhe realizoi 11 asistime. rq/
Foto: EPA