• e premte, 05 dhjetor 2025

Toshkovski: Pajisje, dyshekë dhe kimono në sallën e xhudos në Qendrën e trajnimit në Idrizovë, investojmë në njerëz, gatishmërinë dhe edukimin e tyre

Toshkovski: Pajisje, dyshekë dhe kimono në sallën e xhudos në Qendrën e trajnimit në Idrizovë, investojmë në njerëz, gatishmërinë dhe edukimin e tyre

Shkup, 3 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot në Qendrën e Trajnimit në Idrizovë, së bashku me ministrin e Sportit Borko Ristovski, mori pjesë në dorëzimin e donacionit të dyshekëve sportivë - tatami dhe kimono të dedikuara për pajisjen e sallës së xhudos për trajnimin e kadetëve policorë dhe nëpunësve policorë.

Toshkovski, siç kumtoi MPB-ja, theksoi se ky bashkëpunim rrjedh nga Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar kohë më parë ndërmjet Ministrive të Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Sportit dhe Memorandumi i Mirëkuptimit ndërmjet Federatës Kombëtare të Xhudos dhe Federatës Evropiane të Xhudos i cili u nënshkrua në Kampionatin Evropian të Kadetëve të Xhudos të mbajtur në Shkup javën e kaluar.

"Ne investojmë në njerëz, në gatishmërinë dhe edukimin e tyre. Po ndërtojmë një forcë policore të fuqishme dhe të përgatitur që do t'u përgjigjet sfidave të sigurisë së sotme dhe do të luftojë me sukses krimin. Kjo kërkon përgatitje të vazhdueshme fizike, të cilën e sigurojmë duke avancuar të gjitha kapacitetet sportive këtu në Qendrën e trajnimit dhe në kapacitetet e tjera të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Sot, me ndihmën e Ministrisë së Sportit dhe Federatës Evropiane të Xhudos po pajisim një sallë xhudoje ku kadetët dhe nëpunësit policorë do të ruajnë gjendjen e tyre fizike dhe do të përmirësojnë aftësitë e tyre të nevojshme për kryerjen me sukses të punës së tyre", theksoi ministri Toshkovski.

Siç shtohet në kumtesë, Toshkovskit sqaroi se përmes këtij bashkëpunimi, janë planifikuar programe trajnimi fizik të bazuara në xhudo për nëpunësit policorë me qëllim të përmirësimit të vetëmbrojtjes dhe përgatitjes së përgjithshme fizike dhe bashkëpunimit në shumë aktivitete të tjera që promovojnë sportin, disiplinën dhe jetesën e shëndetshme. rq/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR