Toshkovski: Përmirësim i sigurisë në komunikacion, aktivisht punojmë edhe në sistemin "One Stop" me Shqipërinë
- Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot zhvilloi takim pune në departamentin e Punëve të Brendshme Strugë dhe në Stacionin policorë të kontrolleve kufitare Qafë Thanë.
- Post By Ramize Qamili
- 23:00, 12 shtator, 2025
Shkup, 12 shtator 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot zhvilloi takim pune në departamentin e Punëve të Brendshme Strugë dhe në Stacionin policorë të kontrolleve kufitare Qafë Thanë.
Siç informoi Ministria e Punëve të Brendshme, Toshkovski nga ana e udhëheqësisë së SPB Ohër dhe DPB Strugë u informua për gjendjen e sigurisë në rajon, me rezultate të dukshme në përballjen me krimin e dhunshëm dhe progres të dukshëm në përmirësimin e sigurisë rrugore - fushë në të cilën do të vazhdojnë të bëhen përpjekje të mëtejshme.

"Në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale, tashmë po ndërmerren aktivitete të përshtatshme operative që synojnë sigurimin e procesit zgjedhor të qetë dhe të sigurt. Sa i përket pikës kufitare të Qafë Thanës, gjatë këtij sezoni veror është regjistruar një rritje e numrit të udhëtarëve të cilët kalojnë kufirin krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë drejtim, së bashku me kolegët tanë shqiptarë, po punojmë për zbatimin e sistemit "One Stop" i cili, në kombinim me disa rregullime të infrastrukturës, do të na lejojë të kemi një zgjidhje të përhershme për uljen e mbingarkesës dhe përshpejtimin e fluksit të udhëtarëve dhe automjeteve gjatë sezonit turistik", deklaroi ministri Toshkovski. rq/
Foto: MPB