• e diel, 22 dhjetor 2024

Toshkovski: BE-ja nuk do të bëjë probleme për udhëtim me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues

Toshkovski: BE-ja nuk do të bëjë probleme për udhëtim me pasaporta me emrin e vjetër kushtetues

Shkup, 21 shkurt 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se sot ka marrë shkrim nga Brukseli se Bashkimi Evropian nuk do të bëjë problem nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të udhëtojnë me pasaporta me emrin e ri kushtetues.

Toshkovski, në emisionin këtë mëngjes "Ja sakam Makekonija" në Sitel u bëri thirrje sërish deputetëve në Kuvend që t'i mbështesin edhe ndryshimet për vazhdimin e afatit të validitetit të dokumenteve të udhëtimit.

"Sot mora një informacion me shkrim ku komiteti për dokumente të udhëtimit i Komisionit Evropian, ka mbajtur takim, më ka informuar ambasadori belg. Do ta kenë mirëkuptim për problemin dhe do të jenë sa më korrekt dhe të përmbajtur në raport me qytetarët tanë. Qytetarët tanë që janë jashtë Maqedonisë, 70.000 janë me emrin e vjetër në Gjermani, këtë gjermanët e kanë si të dhënë, ne nuk e kemi. Ata do të mund të shkojnë pa problem në Hungari dhe Çeki, por nuk do të mund të largohen nga Maqedonia nëse kthehen në shtëpi. Komiteti Evropian u jep mendim vendeve që të kenë mirëkuptim. Dhe kjo që po bëjmë ne - vetëm Maqedonia, përveç Greqisë, do ta cenojë të drejtën elementare të njeriut për liri dhe lëvizje, sepse deputetët nga struktura në pushtet - nga LSDM dhe BDI, nuk duan të shtypin asnjë buton", tha ai.

Ministri Toshkovski theksoi se brenda një dite mund të përpunohen vetëm 3.000 pasaporta të reja, por në kushte të optimizuara dhe theksoi se më me rëndësi është që të humbet kontinuiteti dhe dinamika në dërgesën e formularëve.

Nëse ka printim të pasaportave të tipit B me gjuhë tjetër, do të jetë nën 2.800, kështu është më ngadalë", thotë Toshkovski.

Sipas parashikimeve të tij, pasaportat do të ripërtërihen deri në vitin e ri nëse gjithçka do të jetë në rregull me makineritë dhe me dërgesat e formularëve.

"Do të jetë e mundur deri në vitin e ri, kemi rreth 10 muaj, por vetëm nëse rritet kapaciteti, të paktën minimalisht dhe nëse i kemi ekzemplarët - do të mund t'i rinovojmë ato 650 mijë pasaporta me emrin e vjetër. Një makineri më shumë nuk mund të sigurohet, sepse tani ka zgjedhje dhe kjo procedurë kërkon shumë kohë. Nëse punojmë 25 ditë në muaj, me 3.000 në ditë, kjo është 75.000 në muaj. Me këtë numër do të mund të rinovohen", tha Toshkovski.

Kur deputetët e vazhduan afatin e vlefshmërisë së patentë shoferëve, edhe grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së propozoi ndryshime me të cilat do të zgjatej vlefshmëria e pasaportave deri në fund të vitit. Por deputetët nuk arritën të pajtohen, kështu që ky propozim nuk u fut në orar në Shtëpinë ligjvënëse. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR