• e hënë, 23 dhjetor 2024

Top lista e 20-të qyteteve më të lumtura në botë

Top lista e 20-të qyteteve më të lumtura në botë

Arhus, 20 qershor 2024 (MIA) - Çfarë e bën një njeri të lumtur në qytetin e tij? Disa njerëzve u pëlqejnë zonat e gjelbra, të tjerëve jeta e gjallë e natës, dhe të tjerë do të donin një ekuilibër harmonik të këtyre dy faktorëve... Si dhe gjëra të tjera që duhen pasur parasysh. Indeksi i qyteteve të lumtura analizon të gjithë këta faktorë për të vlerësuar cilësinë e jetës së banorëve të një qyteti.

Në hulumtim thuhet se jeta e njerëzve dhe ndjenja e lumturisë mund të grupohen në pesë kategori: Qytetarët, qeverisja, mjedisi, ekonomia dhe lëvizja.

Qytetet në Evropë dominojnë plotësisht 20 vendet e para këtë vit. Gjithsej 19 nga 20 qytetet më të lumtura në botë janë evropiane, por qyteti i Arhus - i dyti më i madh i Danimarkës gjendet në krye. Mund të mos jetë aq i famshëm sa Kopenhaga (e cila u rendit në vendin e 8), por tashmë njihet si “Qyteti i buzëqeshjeve”, kryesisht falë gëzimit që njerëzit ndjejnë – ndër të tjera për shkak të vendndodhjes së saj unike – në majë të një kodre.

Përveç dy qyteteve daneze, lista e top-20-ës përfshin gjithashtu: Cyrihun, Zvicër; Berlinin, Gjermani; Gotenburg, Suedi; Amsterdamin, Holandë; Helsinki, Finlandë; Bristol, Britani e Madhe; Gjenevë, Zvicër; Munih, Gjermani; Stokholm, Suedi; Roterdam, Holandë; Oulu, Finlandë; Vjenë, Austri; Edinburg, Britani e Madhe; Rejkjavik, Islandë; Alborg, Danimarkë; Mineapolis, SHBA; Bazel, Zvicër dhe Alesund, Norvegji. qa/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR