• e martë, 24 dhjetor 2024

Top çenëll: Hakerët rusë e sulmuan ueb faqen e SHISH

Top çenëll: Hakerët rusë e sulmuan ueb faqen e SHISH

Tiranë, 14 tetor 2023 (MIA) - Një grup hakerash rusë kanë sulmuar e bllokuar faqet onlajn të Shërbimit Informativ Shtetëror SHISH, njoftoi Top çenëll.

Një burim nga SHISH konfirmon se bëhet fjalë për një sulm që nuk lejon qasje në ueb faqen zyrtare. Sipas burimit, sulmi është kryer vetëm në faqen e internetit  e cila nuk është e lidhur me serverët ose arkivin e shërbimit, shton televizioni.

Televizioni citon se sulmi u krye nga "IT Armata e Rusisë" (IT Army of Russia), e cila kishte "lidhje direkte me inteligjencën ruse".

Në postimin e tyre ata thonë: "Mirëmbrëma, kuberarmë! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë", transmeton Top çenëll.

Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit. vt/sa/

foto: nga ueb faqja e SHISH

QËNDRONI TË LIDHUR