• e premte, 05 korrik 2024

Top Çanell: Kryeministrat nga Ballkani Perëndimor të enjten do të takohen në Tiranë

Top Çanell: Kryeministrat nga Ballkani Perëndimor të enjten do të takohen në Tiranë

Tiranë, 5 qershor 2023 (MIA) - Pritet që këtë javë në Tiranë të takohen kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, njofton Top Çanell.

"Të enjten pritet të mbahet takim në formatin 'retreat' i cili është në kuadër të nismës 'Ballkani i Hapur'. Pritet që kryeministrat të diskutojnë për përmbushjen e asaj që është rënë dakord në mbledhjet e kaluara të kësaj nisme", shton televizioni.

Kuptohet që një pjesë e bisedimeve do të jenë situatat në rajon, veçanërisht zhvillimet në veri të Kosovës.

Vendi i zgjedhur për këtë takim është një nga hotelet e hapura së fundmi në qendër të Tiranës. 

 



QËNDRONI TË LIDHUR