• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Tonin: Raporti i miratuar në AFET pasqyron saktë gjendjen momentale në vend

Tonin: Raporti i miratuar në AFET pasqyron saktë gjendjen momentale në vend

Bruksel, 24 qershor 2025 (MIA) - Raporti i miratuar sot për Maqedoninë e Veriut nga ana e Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) paraqet një tekst kompromis, i cili saktë pasqyron gjendjen momentale në vend, porositi raportuesi në hije i PE-së për vendin, eurodeputeti slloven Matej Tonin.

"Rezultati është një dokument i  balansuar mirë, i cili në mënyrë efikase përfshin shumë nga amendamentet e propozuara nga anëtarët e grupit të Partisë Popullore Evropiane", theksoi Tonin, i cili vjen nga radhët e partisë Sllovenia e Re, anëtare e PPE-së.

Në deklaratën me shkrim Tonin thekson se në dokument "vëmendje e veçantë i kushtohet përdorimit emergjent të miratimit të amendamenteve kushtetuese që i kërkon këshilli i BE-së në korrik të vitit 2022, duke përfshirë edhe përfshirjen e qytetarëve bullgarë në Kushtetutë".

"Ky hap është një kusht thelbësor për progresin e procesit të inkuadrimit, prandaj u bëj thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoninë e Veriut të përfshihen në dialog konstruktiv që të arrihet konsensusi i nevojshëm, të forcohet karakteri multietnik i vendit dhe të promovohet kohezioni social. Fuqishëm mbështes rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt inkuadrimit në BE. Pasi të përfundojnë ndryshimet kushtetuese, mund të fillojë procesi i negociatave", shtoi Tonin në deklaratë.

AFET në Parlamentin Evropian sot me 40 vota "pro", 19 "kundër" dhe "10 të abstenuar" miratoi Propozim-raportin për vendin të përgatitur nga eurodeputeti austriak Tomas Vajc. sa/

Foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR