Tokio do të propozojë sistemin katër ditë punë në javë për të nxitur natalitetin
- Guvernatorja e Tokios dëshiron të vendos sistemin katër ditë punë gjatë javës për nëpunësit në kryeqytet, si pjesë e tentativës kombëtare për të nxitur natalitetin.
- Post By Fami Bajrami
- 11:26, 4 dhjetor, 2024
Tokio, 4 dhjetor 2024 (MIA) – Guvernatorja e Tokios dëshiron të vendos sistemin katër ditë punë gjatë javës për nëpunësit në kryeqytet, si pjesë e tentativës kombëtare për të nxitur natalitetin.
Kryeministri Shigeru Ishiba e quajti normën e ulët të lindjeve në Japoni si një "gjendje të qetë të jashtëzakonshme" dhe premtoi politika të ndryshme siç është orari fleksibël i punës.
Bëhet e ditur se nënat që punojnë e që duhet të bëjnë edhe punët e shtëpisë, të rrisin fëmijët dhe të kujdesen për të afërmit, të jetë faktor kyç në mungesën e foshnjave.
Për ta bërë më të lehtë ekuilibrin punë dhe jetë për prindërit, guvernatorja Juriko Koike dëshiron t'u ofrojë nëpunësve shtetëror të punësuar në administratën e qytetit të Tokios mundësinë për të punuar një javë të shkurtuar duke filluar nga prilli.
“Do të fillojmë me mbështetjen e plotë për balancën punë dhe jetë duke futur një sistem më fleksibël të orarit të punës, siç janë tre ditë jopune në javë”, shtoi ajo.
Sipas planit, stafi qeveritar, përveç punëtorëve me turne, mund të marrë deri në tre ditë pushim në javë, por do të duhet të punojë 155 orë në muaj, ka thënë Saçi Ikegami, një zyrtar i administratës së Tokios përgjegjës për çështjet kadrovike.
Punonjësit që kanë fëmijë të vegjël do t'u ofrohet gjithashtu orë më fleksibël, ndërsa ditët e punës do të shkurtohen për dy orë, shtoi Ikegami.