• e diel, 22 dhjetor 2024

Tim Skot, i vetmi republikan me ngjyrë në Senatin amerikan, do të luftojë për nominimin e partisë për president të SHBA-së

Tim Skot, i vetmi republikan me ngjyrë në Senatin amerikan, do të luftojë për nominimin e partisë për president të SHBA-së

Uashington, 19 maj 2023 (MIA) - Tim Skot i vetmi afroamerikan nga Partia Republikane në Senat, sot zyrtarisht e shtroi kandidaturën e tij për nominim për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024. 

Skot, i cili u rrit në Karolinën e Jugut nga një nënë beqare dhe jetoi në varfëri si fëmijë, shpesh tregon historinë e tij si dëshmi se SHBA-ja është toka e premtuar. Kërkesën e tij për kandidaturë ia dorëzoi Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Gjatë fushatës, qëndrimi dhe pikëpamjet e tij pozitive ishin në kontrast të fortë me ato të kandidatëve të tjerë të deklaruar dhe të mundshëm, duke përfshirë ish-presidentin Donald Tramp dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, të cilët portretizuan SHBA-në si një vend të prapambetur që ka nevojë për shpëtim nga kontrolli i një elite të korruptuar, të majtë. qa/shk/

 

QËNDRONI TË LIDHUR