Tifozët e Makabi Tel Aviv sulmuan një burrë në qendër të Athinës
- Një incident të vogël në qendër të Athinës e kanë shkaktuar tifozët e klubit izraelit të futbollit Makabi Tel Aviv, kur tani për tani për arsye të panjohura zyrtarisht kanë sulmuar një person i cili është dërguar në spital me lëndime të lehta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Qefsere Abduli
- 19:08, 7 mars, 2024
Athinë, 7 mars 2024 (MIA) - Një incident të vogël në qendër të Athinës e kanë shkaktuar tifozët e klubit izraelit të futbollit Makabi Tel Aviv, kur tani për tani për arsye të panjohura zyrtarisht kanë sulmuar një person i cili është dërguar në spital me lëndime të lehta, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Një numër i madh i tifozëve të Makabi Tel Aviv që prej ditës së djeshme ndodhen në Athinë për ndeshjen e sotme të skuadrës izraelite me Olimpiakosin grek në kuadër të Ligës së Konferencave.
Jozyrtarisht, shkaku i incidentit në sheshin Sintagma ishte një flamur palestinez, të cilin me gjasë e mbante një person tjetër dhe jo ai i sulmuari.
Personi i moshës 30-vjeçare ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për masa paraprake në spital.
Tifozët e skuadrës izraelite janë mbledhur sot në qendër të Athinës me flamuj izraelitë dhe flamuj të klubit të tyre, ndërsa kanë ndezur materiale piroteknike. qa