• e hënë, 23 dhjetor 2024

Thirrje për hetim pas pohimeve se 30 trupa janë zbuluar në pjesën veriore të Gazës

Thirrje për hetim pas pohimeve se 30 trupa janë zbuluar në pjesën veriore të Gazës

Gazë, 31 janar 2024 (MIA) - Raportet pohojnë se 30 trupa janë gjetur të varrosur dhe me sy të lidhur në fushë futbolli në një shkollë në pjesën veriore të Gazës, ndërsa disa e akuzojnë Izraelin për ekzekutim masiv.

Sot, Ministria palestineze e Punëve të Jashtme bëri thirrje që një ekip ndërkombëtar t'i hetojë raportet, duke iu referuar dëshmive të palestinezëve, të cilët thonë se kanë gjetur më shumë se 30 trupa në fazë të dekompozimit.

"Ata janë vrarë me sy të lidhur dhe me duar të lidhura, si dëshmi e qartë se janë ekzekutuar", pohojnë nga Ministria. 

Ministria beson se zbulimi i kësaj vareze masive në këtë formë brutale i shpreh përmasat e tragjedisë, në tëc ilën janë eksponuar civilët palestinezë.

Izraeli ende nuk i ka komentuar këto pohime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR