• e martë, 24 dhjetor 2024

Thirrje drejt Fon der Lajenit për përmirësim të transparencës për mbrojtje të demokracisë evropiane

Thirrje drejt Fon der Lajenit për përmirësim të transparencës për mbrojtje të demokracisë evropiane

Bruksel/Keln, 15 korrik 2024 (MIA) - Disa organizata që angazhohen për transparencë sot i bënë thirrje kryetares së Komisionit evropian, Ursulla fon der lajen, nëse rizgjedhet në funksion, një prej aktiviteteve të saja zyrtare të jetë "njohja përfundimtare" e kërcënimit për demokracinë e Bashkimit Evropian dhe të sigurohet zbatim i drejtë i rregullave për transparencë, që nevojiten për menaxhim me procesin e krijimit të politikave evropiane.

Në letrën e hapur drejt Fon der Lajenit, organiazatat Observatori i Evropës korporuese, Lobi kontroll, Transparensi interneshënëll BE dhe Gud lobi paralajmëruan se demokracia evropiane është në rrezik.

"Shtetet autoritare jashtë BE-së kanë për qëllim t'i destabilizojnë institucionet e BE-së. Partitë ekstreme djathtiste me agjendë autoritare tani kanë një të katërtën e vendeve në Parlamentin evropian. Në të njejtën kohë, lobistët me qëllime të dyshimta kanë dobi nga rregullat e zbatura keq të BE-së për lobim", ceket në letrën nga Transparensi Inbterneshënëll BE. ab/

Foto: МIА arkivi
 

 
 
 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR