• e premte, 05 dhjetor 2025

Thirrja publike për pranimin e 400 zjarrfikësve përfundon të enjten, më të mirët do të jenë pjesë e re e njësisë speciale të DMSH-së

Thirrja publike për pranimin e 400 zjarrfikësve përfundon të enjten, më të mirët do të jenë pjesë e re e njësisë speciale të DMSH-së

Shkup, 15 korik 2025 (MIA) - Thirrja publike për pranimin e 400 zjarrfikësve në kuadër të masës qeveritare për mbështetjen në luftën kundër zjarreve përfundon të enjten, informoi sot drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shëptim, Stojançe Angelov. Ai u bëri thirrje të gjithë kandidatëve të interesuar të paraqiten më së voni deri të enjten në Qendrën lokale për punësim, ku duhet të plotësojnë dokumentet e nevojshme. 

"U bëj thirrje të gjithë të interesuarve që më së voni deri të enjten të dorëzojnë aplikimin në qendrën lokale të punësimit në çdo qytet të vendit. Atje ata do të plotësojnë dokumentet e nevojshme, por është e rëndësishme që të sjellin një vërtetim mjekësor nga një mjek kompetent, me të cilën konfirmon se nuk vuajnë nga sëmundje serioze, që do t'i pengonin të kryenin këtë detyrë jashtëzakonisht të përgjegjshme", tha Angelov dhe sqaroi se kandidatët nuk kanë nevojë të sjellin dokumente të tjera.

Më të mirët prej tyre, veçanërisht, siç tha, ata të cilët gravitojnë në Shkup dhe rrethinë, do të kenë mundësi të konkurrojnë dhe të jenë pjesë e njësisë speciale të re për mbrojtje dhe shpëtim, e cila është në fazë të formimit.

"Do të zgjedhim më të mirët prej atyre personave, të cilët tregojnë interes dhe do të pranohen si zjarrfikës profesionistë në njësitë zjarrëfikëse territoriale lokale. Më të mirët prej tyre, veçanërisht ata të cilët gravitojnë në Shkup dhe rrethinë do të kenë mundësi të konkurrojnë, e pastaj edhe të pranohen në njësinë e re speciale për mbrojtje dhe shpëtim, e cila është në fazën e formimit", potencoi Angelov.

I pyetur se sa kandidatë kanë aplikuar deri tani, drejtori i DMSH-së tha se për momentin nuk ka të dhëna të hollësishme, por potencoi se për Shkupin po kërkohen 80 zjarrfikës, ndërsa Qendra lokale e punësimit sqaroi se është në Komunën e Kisella Vodës. Me këtë masë, shtoi, u mbuluan 14 komuna, prej të cilave, tha, sipas informacioneve të cilat i ka, vetëm një komunë nuk aplikoi. Në lidhje me atë se sa persona do të angazhohen në komuna, Angelov tha se kjo varet prej komunës në komunë.

"Këto informacione i kemi në evidentimin e punësimit, por sidoqoftë, ekziston interes i madh tek qytetarët për këtë masë qeveritare, me disa paqartësi që lindin në lidhje me vendin ku duhet të aplikojnë qytetarët. Prandaj u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar për këtë masë qeveritare, që të regjistrohen në Qendrën lokale të punësimit, në ato qytete ku ka një të tillë, ose në një nga qytetet fqinje, nëse nuk ka qendër punësimi në vendin e tyre", sqaroi Angelov. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR