• e martë, 24 dhjetor 2024

Theret me një send të mprehtë një i burgosur në INK Idrizovë

Theret me një send të mprehtë një i burgosur në INK Idrizovë
Shkup, 20 gusht 2022 (MIA) – Një i burgosur nga INK Idrizovë është therur me një send të mprehtë nga ana e një të burgosuri tjetër, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. "Dje në orën 18:00 në SPB Shkup nga INK Idrizovë është raportuar se rreth orës 17:45 i burgosuri I.I.(35) është therur me send të mprehtë nga i burgosuri tjetër I.K. I lënduari është dërguar në ambulancën në  INK Idrizovë për ofrim të ndihmës mjekësore, e më pas është dërguar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza”, theksojnë nga MPB-ja. Nga MPB-ja theksojnë se po punohet për zbardhjen e rastit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR