• e hënë, 23 dhjetor 2024

Theret me gjësend të mprehtë një i burgosur në Burgun e Idrizovës

Theret me gjësend të mprehtë një i burgosur në Burgun e Idrizovës
Shkup, 6 gusht 2022 (MIA) – Një i burgosur nga Struga është therur me gjësend të mprehtë në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu - Idrizovë. "Në SPB Shkup, 20 minuta pas mesnate në Institucionin Ndëshkues Përmirësues Burgu - Idrizovë është denoncuar se rreth orës 23:40 në njërin prej reparteve të burgut me gjësend të mprehtë është lënduar i burgosuri S.M. (36) nga Struga", kumtoi MPB. I plagosuri është transferuar në Kompleksin e Klinikave "Nënë Tereza" për ofrimin e ndihmës mjekësore. MPB është duke ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.

QËNDRONI TË LIDHUR