• e hënë, 23 dhjetor 2024

Themeluesi i "Telegramit", Pavel Durov mohon akuzat e Francës

Themeluesi i

Paris, 6 shtator 2024 (MIA) - Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i aplikacionit Telegram, Pavel Durov sot ka kritikuar Francën për shkak arrestimit dhe akuzën për publikimin e përmbajtjeve të paligjshme në aplikacion.

Në reagimin e tij të parë pas arrestimit, në një deklaratë të gjatë për Telegram, Durov theksoi se është "e befasishme" që ai duhej të mbante përgjegjësi për përmbajtjen e publikimeve të personave të tjerë.

"Shfrytëzimi i ligjeve të epokës para telefonave të mençur për të akuzuar një drejtor ekzekutiv për krime të kryera nga pala e tretë në platformën që ai drejton është një qasje e paarsyeshme", tha miliarderi 39 vjeçar.

Ai, gjithashtu, ka hedhur poshtë pretendimet se Telegrami është një lloj parajse anarkike, duke i quajtur ato "absolutisht të rreme".

"Secilën ditë fshijmë miliona mesazhe të dëmshme", theksoi Durov.

Ai ka mohuar pretendimet se Parisi nuk kishte marrë asnjë përgjigje nga Telegram për kërkesat e saj. Durov tha se ai personalisht ka ndihmuar autoritetet franceze "të krijojnë një linjë telefonike të nxehtë me Telegramin për përballje me kërcënimin terroriste në Francë".

Në fund të deklaratës së tij, Durov mori një ton pajtues dhe pranoi se rritja e papritur e numrit të përdoruesve të Telegramit të cilin ai tani e vlerëson në 950 milionë në mbarë botën, kishte çuar në një situatë që "e bëri më të lehtë për kriminelët të abuzonin me platformën tonë". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR