• e hënë, 23 dhjetor 2024

Themeluesi i Telegramit arrestohet në Francë

Themeluesi i Telegramit arrestohet në Francë

Paris, 25 gusht 2024 (MIA) - Drejtori ekzekutiv i aplikacionit për këmbim të porosive, Telegram, Pavel Durov mbrëmë është arrestuar në aeroportin "Burzhe" në afërsi të Parisit, transmetojnë mediumet lokale.

Durov udhëtoi me aeroplanin e tij privat, kumtoi TF1 në ueb-faqen e vet, duke shtuar se Durov është arrestuar në Francë si pjesë e hetimit preliminar policor.

TFq dhe BFM kumtuan se hetimi ishte fokusuar në mungesë të moderatorëve të Telegramit dhe se policia beson se situata e tillë lejon që aktivitetet kriminele të zhvillohen pa pengesë përmes aplikacionit për porosi.

MPB franceze dhe policia nuk e komentoi arrestimin e Durovit.

TF1 lajmëroi se Durov udhëtoi nga Azerbajxhani dhe u arrestua rreth orës 20.

Telegram, selia e së cilit është në Dubai, është themeluar nga Pavel Durov, i lindur në Rusi. Ai u largua në vitin 2014, pasi që refuzoi t'i plotësonte kërkesat për mbyllje të komunitetevee opozitare në platformën e tij sociale, të cilën e shiti.

Durov, pasurinë e të cilit Forbs e vlerëson në 15,5 miliardë dollarë, tha se disa qeveri kanë tentuar t'i bëjnë presion, por aplikacioni, i cili tnai ka 900 milionë shfrytëzues aktiv, duhet të mbetet "platformë neutrale" dhe jo "lojtar i gjeopolitikës". ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR