• e shtunë, 06 korrik 2024

Tetë ushtarë sirianë humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën në sulmin izraelit në zonën Daara

Tetë ushtarë sirianë humbën jetën, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën në sulmin izraelit në zonën Daara

Damask, 25 tetor 2023 (MIA) - Tetë ushtarë e kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar në sulmin ajror izraelit gjatë natës në zonën Daara, njofton agjencia shtetërore siriane SANA, duke cituar një burim ushtarak sirian.

Në raport thuhet se dëme janë shkaktuar edhe në lokacionet e goditura nga forcat ajrore izraelite, shkruan "Tajms of Izrael".

Ushtria izraelite këtë mëngjes njoftoi se aeroplanët e saj luftarakë goditën infrastrukturën e ushtrisë siriane dhe lëshuan raketa në përgjigje të sulmeve të djeshme të Sirisë ndaj Izraelit.

Ushtria nuk njofton për detajet për këto sulme, njoftojnë mediat britanike. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR