• e enjte, 04 dhjetor 2025

Tetë të vrarë dhe 142 të plagosur në sulmet e fundit izraelite ndaj Huthëve në Jemen

Tetë të vrarë dhe 142 të plagosur në sulmet e fundit izraelite ndaj Huthëve në Jemen

Sana, 26 shtator 2025 (MIA) - Tetë persona janë vrarë, ndërsa 142 janë plagosur në sulmet më të fundit izraelite ndaj Sanas, kryeqyteti i Jemenit, që është nën kontroll të Huthëve, njoftuan mbrëmë Huthët e Jemenit bilansin e ri të viktimave. 

Në raportin e parë Huthët njoftuan për dy të vrarë dhe disa dhjetëra të plagosur. 

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësist të Huthëve, Anis Alasbahi, në rrejtin social X shkroi se numri i viktimave "është rritur në tetë martirë dhe 142 të plagosur", ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë viktima nën rrënoja.

Izraeli prej muajsh po kryen sulme ndaj rebelëve në Jemen si përgjigje ndaj sulmeve të tyre me raketa dhe dronë në territorin izraelit, shumica prej të cilave janë kapur nga armata. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR