• e premte, 05 dhjetor 2025

Tetë të akuzuar në kuadër të hetimit për ryshfet në Parlamentin Evropian

Tetë të akuzuar në kuadër të hetimit për ryshfet në Parlamentin Evropian

Bruksel, 5 prill 2025 (MIA) – Tetë persona janë akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale pas hetimit për ryshfet në Parlamentin Evropian, njoftoi mbrëmë një prokuror belg. 

Prokurorët belg më 13 mars njoftuan se kanë arrestuar disa persona nën dyshimin për ryshfet në Parlamentin Evropian, kinse në interes të kompanisë kineze Huavei. 

Më 13 mars, inspektorët belg bastisën 21 hapësira përgjatë Belgjikës dhe Portugalisë, ndërsa gjykatësi që atëherë kërkoi nga ata t’i vulosin zyrat e dy asistentëve parlamentarë.  

Prokurorët belg njoftuan se korrupsioni ishte zhvilluar “shumë diskret” nga viti 2021 nën maskën e lobimit komercial dhe ka përfshirë pagesa për marrjen e pozitave politike ose dhurata ekstravagante si ushqim, shpenzime të rrugës ose bileta për ndeshje futbolli. 

Prokurorët thanë se ryshfeti i supozuar ishte në interes të Huavei. Huavei paralajmëroi se seriozisht i kupton akuzat dhe urgjentisht do të komunikojë me autoritetet që plotësisht ta kuptojnë situatën dhe theksoi se ka politikë të tolerancës zero ndaj korrupsionit ose kundërvajtje të tjera. 

Prokuroria mbrëmë njoftoi se në mesin e tetë të akuzuarve, tre janë mbajtur nën mbikëqyrje elektronike, dy janë liruar, ndërsa tre ende janë në paraburgim. Informacione të tjera nuk ishin kumtuar. 

Parlamenti Evropian njoftoi se ka marrë kërkesë nga autoritetet belge për bashkëpunim në hetim. 

Në fund të vitit 2022, Bashkimi Evropian ishte tronditur nga skandali “Katargejt” pasi autoritetet belge akuzuan katër persona lidhur me Parlamentin Evropian për shkak të dyshimit se Katari dhe Maroku u kishin dhënë ryshfet politikanëve, ndihmësve parlamentarë dhe organizatave joqeveritare që të ndikojnë në sjelljen e vendimeve në Parlamentin Evropian. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR