• e martë, 19 nëntor 2024

Tetë punonjës të ndihmës së shpejtë humbën jetën në sulmet izraelite ndaj Libanit jugor

Tetë punonjës të ndihmës së shpejtë humbën jetën në sulmet izraelite ndaj Libanit jugor

Bejrut, 18 nëntor 2024 (MIA) - Në sulmet e forcave izraelite ndaj Libanit jugor humbën jetën tetë persona të cilët punonin në Ndihmën e Shpejtë, raportoi Al Xhezira.

Sipas raporteve, aeroplanët izraelitë bombarduan qendrën e Institucionit Shëndetësor Islamik në fshatin Arab Salim në provincën Nabtije.

Qeveria libaneze dhe organizatat humanitare akuzuan Izraelin se qëllimisht sulmon punonjësit shëndetësor dhe të punësuarit tjerë në Ndihmën e Shpejtë të Libanit, duke thënë se më shumë se 200 punonjës shëndetësor ishin vrarë në sulmet izraelite vitin e kaluar.

Aeroplanët ushtarak izraelit sulmuan periferitë jugore në Bejrut, ku Hezbollahu ka vatër të fortë, pasi armata paralajmëroi njerëzit të evakuohen nga disa ndërtesa. sa/

Foto: EPA arkivi 

QËNDRONI TË LIDHUR