• e martë, 03 dhjetor 2024

Termocentrali bërthamor Zaporozhje është rilidhur në rrjetin elektrik

Termocentrali bërthamor Zaporozhje është rilidhur në rrjetin elektrik

Kiev, 22 maj 2023 (MIA) – Termocentrali bërthamor Zaporozhje i Ukrainës, i cili është nën pushtimin rus, është rilidhur në rrjetin elektrik rreth mesditës, thanë autoritetet, pasi funksionimi i tij u ndërpre nga sulmet me raketa ruse gjatë natës.

Ukrenerho ka rivendosur furnizimin e termocentralit me energji elektrike nga rrjeti elektrik i Ukrainës, njoftoi operatori shtetëror ukrainas Telegram, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Agjencia bërthamore ukrainase Enerhoatom njoftoi më herët sot se për shkak të sulmit të forcave ruse gjatë natës, është shkëputur linja e mbetur e tensionit të lartë që lidh termocentralin me rrjetin ukrainas.

Ndërprerja e energjisë në termocentralin bërthamor është një incident potencialisht i rrezikshëm dhe ka ndodhur disa herë në të kaluarën për shkak të bombardimeve rreth termocentralit.

Më 7 maj, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA) bëri thirrje për masa për të siguruar funksionimin e sigurt të termocentralit më të madh bërthamor në Evropë, pasi forcat pushtuese ruse organizuan evakuimin e popullsisë nga ajo pjesë e Ukrainës. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR