• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Teodoros Rusopulos kryetari i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 

Teodoros Rusopulos kryetari i ri i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës 

Strasburg, 22 janar 2024 (MIA) - Greku Teodoros Rusupulos (EPP/DC) është zgjedhur për kryetar të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). 

Duke marrë përsipër nga Tajni Koks (Holanda, UEL), ai është kyetari i 35-të i APKE-së nga vitit 1949 dhe shtetasi i parë grek që mban këtë post, njoftoi APKE-ja 

Në fjalën e tij hyrëse, kryetari i sapozgjedhur i APKE-së duke i'u referuar 24 shkurtit të vitit 2022, kur "të gjithë ishim dëshmitarë të sulmit të egër, të pamëshirshëm dhe të pajustifikuar nga Rusia – e cila atëherë ishte anëtare e këtij Këshilli – ndaj një vendi të lirë, Ukrainës”. Ai shtoi se që atëherë, "qytetarët ukrainas, veçanërisht fëmijët, vuajnë, duke jetuar çdo ditë në frikë nga vdekja në vend të shpresës për lumturi". 

"Nuk do të ju befasojë nëse ju them se gjatë kryesisë sime, Ukraina dhe sigurimi i përgjegjësisë për krimet e tmerrshme të kryera në territorin e saj do të jetë prioriteti im kryesor", tha Rousopulos.

"Këshilli jonë çdo ditë ballafaqohet me mungesën e shqetësimit për të drejtat njerëzore, me shtypjen e shkaktuar nga mungesa e idealeve demokratike edhe në vendet që zgjedhin në mënyrë demokratike udhëheqësit e tyre", vuri në dukje ai. qa/ab/

Foto: APKE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR