• e premte, 05 dhjetor 2025

Temperatura ekstreme në Spanjë: Rekord i ri prej 46 gradë gjatë qershorit

Temperatura ekstreme në Spanjë: Rekord i ri prej 46 gradë gjatë qershorit

Madrid, 29 qershor 2025 (MIA) – Në pjesën jugore të Spanjës këtë fundjavë është regjistruar një rekord i ri për temperaturat e larta, pasi (merkuri) zhiva në termometër u rrit në 46 gradë Celsius në qytetin El Granado, pranë kufirit portugez.

Agjencia shtetërore meteorologjike e Spanjës AEMET konfirmoi sot rekordin, ndërsa si Spanja ashtu edhe Portugalia përballen me një valë të nxehti veror jashtëzakonisht të hershëm dhe intensiv. Temperatura më e lartë e mëparshme në qershor në Spanjë prej 45.2 gradë u shënua në Sevila në vitin 1965.

Dhjetëra qytete në Spanjë raportuan temperatura maksimale mbi 40 gradë Celsius, ndërsa Portugalia si vend fqinj u godit gjithashtu nga vala e të nxehtit. Në rajonin turistik Algarve në jug të vendit, temperaturat më të larta arritën rreth 40 gradë. Në ishullin spanjoll të Majorkës, temperaturat u ngjitën në gati 35 gradë Celsius.

Në jug të Spanjës, temperaturat minimale gjatë natës mbetën mbi 30 gradë - nivel i vapës së vazhdueshme që, sipas ekspertëve, “mund të paraqesë rrezik serioz për shëndetin”.

Foto: AEMET

 

QËNDRONI TË LIDHUR