• e diel, 22 dhjetor 2024

Temat më të kërkuara në Gugëll këtë vit janë filmi Barbi dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit

Temat më të kërkuara në Gugëll këtë vit janë filmi Barbi dhe lufta mes Izraelit dhe Hamasit

Nju-Jork, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Gjiganti teknologjik Gugëll me seli në Kaliforni sot publikoi një përmbledhje të pyetjeve të shtruara më shpesh për vitin 2023 në funksionin e tij të rregullt "Viti në kërkim", duke theksuar momente të paharrueshme të kulturës pop, humbjen e të famshmëve të preferuar dhe lajme tragjike me pasoja botërore.

Në fushën e lajmeve, kërkim më të madh ka lufta aktuale mes Izraelit dhe Hamasit, sipas të dhënave globale të Gugëllit, më pas turneu i vogël i nëndetëses së Titanikut që është shpërbërë në qershor, si dhe tërmetet shkatërruese në Siri dhe Turqi në shkurt.

Personi që më së shumti kanë pyetur shfrytëzuesit në Gugëll këtë vit ishte lojtari i Bafalos Bills, Damar Hamlin, i cili pësoi atak në zemër në fushë gjatë një ndeshjeje në janar.

Tjetër është aktori Xheremi Rener, i cili i mbijetoi një aksidenti të rëndë me borëpastruese në fillim të vitit 2023. Aktori Metju Peri dhe këngëtarja Tina Tarner janë më të kërkuarit për sa i përket personazheve të famshëm të vdekur.

Në fushën e argëtimit, filmi "Barbi" këtë vit ka dominuar në kërkimin në Gugëll nga bota e filmit, ndërsa më pas ndiqet nga "Openhajmer" dhe trajleri indian Javan. Dalja e njëkohshme e filmave "Barbi" dhe "Openhajmer" në kinema në korrik, ngjalli shumë interes, krijoi një fenomen kulturor të quajtur "Barbihajmer" duke kombinuar emrat e dy filmave.

Në televizion, serialet "The Last of US", "Wednesday" dhe "Ginny and Georgia" janë tre të parat për të cilat shfrytëzuesit në Gugëll kanë qenë të interesuar në vitin 2023.

Për muzikë, kërkimi kryesor ka qenë për këngën "Idol" nga Joasobi, më pas "Try That in A Small Town" e Xhejson Aldin, i cili u ngjit në top lista pas polemikave këtë verë, dhe "Bzrp Music Sessions. Vol. 53" nga Shakira dhe Bizarap.

Inter Majami, shtëpia e re e super yllit argjentinas Lionel Mesi, është gjendur në majën e trendeve në Gugëll për ekipet sportive.

Në SHBA, shumë shfrytëzues e kanë kaluar vitin 2023 duke pyetur se pse veza, biletat për koncertin e Tejlor Suit dhe shishet e salcës Sriraç janë aq të shtrenjta. Fjala "oriz", e cila kohët e fundit u emërua fjala e vitit në Oksford, kryeson mes pyetjeve për përkufizimin e një fjale zhargon.

Gugëll njoftoi se i ka mbledhur të dhënat për kërkimet për vitin 2023 nga 1 janari deri më 27 nëntor të këtij vitit.  qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR