• e martë, 24 dhjetor 2024

Telegrafi: Për dy javë, Britania e Madhe dhe BE-ja do të shpallin një marrëveshje të re doganore për Irlandën e Veriut

Telegrafi: Për dy javë, Britania e Madhe dhe BE-ja do të shpallin një marrëveshje të re doganore për Irlandën e Veriut

Londër, 14 shkurt 2023 (MIA) - Marrëveshje të re për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Evropian rreth rregullave tregtare në Irlandën e Veriut pas Brekzitit  mund të shpallet për dy javë, transmeton Telegrafi.

Sipas planit të ri, mallrat që udhëtojnë nga Britania e Madhe në Irlandën e Veriut nuk do t'i nënshtrohen kontrollit fizik doganor falë sistemit të korsive të trafikut të kuq dhe të gjelbër, thekson gazeta. Korniza më e gjerë e marrëveshjes po pret miratimin përfundimtar nga Dauning Striti, raportoi Telegrafi, duke cituar njerëz të njohur me këtë çështje.

Protokolli për Irlandën e Veriut, i cili duhet ta mbrojë   tregun e vetëm të BE-së pa krijuar një kufi tokësor në ishullin e Irlandës, e pengon tregtinë midis Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Mbretërisë së Bashkuar që kur hyri në fuqi në 2021.

Gjithashtu, pritet që në deklaratën e përbashkët për marrëveshjen e arritur të paralajmërohet  një dispozitë e re për rolin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Irlandën e Veriut, në të cilën do të theksohet se kjo gjykatë do të përdoret vetëm si mjeti i fundit në kontestet ndërmjet Britanisë së Madhe dhe BE-së. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR