• e martë, 24 dhjetor 2024

Telegraf: Starmer dhe Makron do të tentojnë ta bindin Bajdenin të lejoj sulme ndaj Rusisë

Telegraf: Starmer dhe Makron do të tentojnë ta bindin Bajdenin të lejoj sulme ndaj Rusisë

Londër, 11 nëntor 2024 (MIA) - Në takimin e sotëm në Paris mes kryeministrit të Francës, Emanuel Makron dhe kryeministrit britanik, Kir Starmer do të diskutohet për mundësitë për të bindur presidentin në largim të SHBA-së, Xho Bajden që t'i lejojë Ukrainës të lansojë raketa "Storm shedou" (Storm shadow) ndaj Rusisë, publikoi gazeta britanike Telegraf.

Burime anonime nga Qeveria britanike deklaruan për Telegrafin se shpresojnë që Bajden më në fund të japë miratimin, të cilin Kievi e ka kërkuar prej muajsh.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp gjatë fushatës premtoi se do t'i japë fund luftës në Ukrainë brenda 24 orëve pas marrjes së funksionit.

Shtëpia e Bardhë më 7 nëntor kumtoi se do të vazhdojë të rrisë ndihmën humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, duke shfrytëzuar mjetet tashmë të miratuara nga Kongresi. Bajden do t'i kërkojë Trampit të mos e ndalë ndihmën për Ukrainën.

Pritet që Starmer dhe Makron të diskutojnë për ndikimin e Trampit ndaj situatës në Lindjen e Mesme.

Starmer do të jetë lideri i parë britanik që do të marrë pjesë në shënimin e Ditës së pajtimit. rq/bsh/

Foto: Telegraf logo

QËNDRONI TË LIDHUR