• e hënë, 23 dhjetor 2024

Teheran: Numri i viktimave nga përmbytjet ka shkuar në 18

Teheran: Numri i viktimave nga përmbytjet ka shkuar në 18
Teheran, 29 korrik 2022 (MIA) - Numri i viktimave nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur që goditën zonat pranë kryeqytetit iranian Teheran është rritur në 18. Shefi i Shtabit Kombëtar të Krizave, Hasan Nami, tha në një deklaratë në televizionin shtetëror se një person vdiq në fshatin Veskare, në lindje të Teheranit dhe 14 automjete mbetën nën ujë. Më e vështirë është situata në fshatin Merzdaran, ku janë përmbytur disa shtëpi, si dhe ka pasur edhe rrëshqitje dheu. Nami tha se gjashtë persona kanë vdekur deri më tani dhe operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar. Dy trupa të tjerë u gjetën në fshatin Imamzade Davud, në veriperëndim të Teheranit, njoftoi Agjencia iraniane e Lajmeve Studentore (ISNA). Numri i viktimave në Imamzade Davud është rritur në tetë dhe 19 persona të tjerë të zhdukur janë duke u kërkuar. Deri më tani janë evakuuar 700 banorë dhe po punohet për pastrim. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR