• e hënë, 23 dhjetor 2024

Teheran: Ajatollah Hamnei e mbajti ceremoninë e varrimit për liderin e "Hamas"-it Ismail Hania

Teheran: Ajatollah Hamnei e  mbajti ceremoninë e varrimit për liderin e

 Teheran, 1 gusht 2024 (MIA) - Ceremonia e varrimit të Ismail Hanias, liderit të vrarë të krahut politik të Hamasit, filloi herët në mëngjes në kryeqytetin e Iranit, Teheran. 

 Ceremoninë e varrimit   e udhëhoqi lideri suprem ajatollahu Ali Hamnei. Ai u lut përpara arkivolit të Hanias në Universitetin e Teheranit, ndërsa pranë tij qëndronte presidenti i ri iranian Masud Pezeshkian. Televizioni shtetëror tregoi pamjet e arkivolit, të vendosur në një kamion, duke bërë rrugën e tyre nëpër rrugët e Teheranit drejt sheshit Azadi, ndërsa njerëzit hidhnin lule mbi ta.

 Në varrim marrin pjesë një numër i madh qytetarë dhe zyrtarë, mes të cilëve edhe presidenti iranian Masud Pezeshkian.

 Pas ceremonisë së varrimit në Teheran,  trupi i pajetë do të dërgohen në Katar për varrim nesër.

 Hania ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Pezeshkianit. Pamjet nga ngjarja tregojnë udhëheqësin e Hamasit të ulur pranë udhëheqësve të grupeve ushtarake të Xhihadit Islamik dhe Hezbollahut dhe duke përqafuar Pezeshkian, ndërsa është takuar edhe me Hamnein.

 Disa orë më vonë, Hania, së bashku me truprojën e tij, u vranë në një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran. Autoritetet iranianë deklaruan se po hetojnë sulmin, por ende nuk kanë dhënë detaje. Teherani dhe Hamasi fajësuan Izraelin për sulmin.

 Autoritetet izraelite më parë ishin betuar se do ta likuidonin Hanian, si dhe liderë të tjerë të Hamasit pas sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar në Izraelin jugor që shkaktoi luftën në Gazë. Sulmi ndaj Hanias erdhi disa orë pasi Izraeli shënjestroi një komandant të lartë të aleatit të Iranit, Hezbollah, në kryeqytetin libanez, Bejrut.

 Irani mbështet Hamasin, si dhe Hezbollahun dhe grupet e tjera militante palestineze që luftojnë Izraelin në Gazë. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR