• e hënë, 23 dhjetor 2024

Tedros: OBSH e ka rinovuar komunikimin me spitalin Esh Shifa në Gazë

Tedros: OBSH e ka rinovuar komunikimin me spitalin Esh Shifa në Gazë

Gjenevë, 13 nëntor 2023 (MIA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë arriti ta kthejë komunikimin me punonjësit shëndetësorë në spitalin "Esh Shifa" në pjesën veriore të Gazës, deklaroi mbrëmë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus. 

"Për fat të keq, spitali më nuk funksionon si spital", shtoi ai në publikimin e tij në X (ish Tuiter).

OBSH e kishte humbur kontaktin me spitalin të shtunën, ndërsa Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, nën kontrollë të Hamasit, njoftoi se kompleksi më i madh spitalor në enklavën palestineze është mbyllur pasi kishte mbetur pa karburant. 

Shefi i "Esh Shifa" mbrëmë i ka hedhur poshtë akuzat e Izraelit se spitali ka refuzuar furnizim me karburant nën presion të Hamasit dhe akuzën e quajti "gënjeshtër dhe shpifje", informon DPA. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR