• e premte, 04 tetor 2024

Tedros: Jemi dëshmitarë të shkatërrimit të jetëve njerëzore, kriza në Izrael dhe Gazë është test serioz për KB-në

Tedros: Jemi dëshmitarë të shkatërrimit të jetëve njerëzore, kriza në Izrael dhe Gazë është test serioz për KB-në

Nju-Jork, 18 nëntor 2023 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, i ka kritikuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit mbi Rripin e Gazës, duke i quajtur "gjithhnjë e më të pa justifikuara ", informon DPA. 

"Sulmet e Hamasit dhe grupeve të tjera të armatosura kundër Izraelit, të cilat kanë vrarë 1.200 njerëz dhe kanë marrë mbi 200 pengje, janë krejtësisht të pajustifikuara. Por, niveli i përgjigjes izraelite duket gjithnjë e më i pajustifikuar. Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të jetës dhe pronës njerëzore në shkallë të tmerrshme", tha Tedros në një video-fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së.

Sipas tij, bota tani po sheh se si "shkatërrohet civilizimi, sistemi i bazuar në rregulla dhe besim mes vendeve". 

"Kjo krizë është test serioz për KB-në dhe vendet e saj anëtare", shtoi Tedros.

Ai theksoi se KB-ja është krijuar që të përforcojë paqen. 

"Nëse ju, vendet anëtare të KB, nuk do të mundeni ta ndaloni këtë masakër, atëherë duhet të pyesim se pse ekziston KB-ja", theksoi ai. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR