Tedors për sulmin izraelit në Gazë: Spitalet nuk duhet të jenë shënjestër e sulmeve
- Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, dënoi ashpër sulmin ajror izraelit në spitalin "Al-Ahli" në Gazë dhe apeloi për mbrojtjen e institucioneve shëndetësore, transmetoi DPA.

Nju Jork, 14 prill 2025 (MIA) - Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus, dënoi ashpër sulmin ajror izraelit në spitalin "Al-Ahli" në Gazë dhe apeloi për mbrojtjen e institucioneve shëndetësore, transmetoi DPA.
"Është shkatërruar reparti për ndihmë urgjente, laboratori, rentgeni dhe farmacia”, ka shkruar Tedros në rrjetin social Iks. Sipas drejtorit të spitalit, 50 pacientë janë transferuar në spitale të tjera, por 40 pacientë të sëmurë rëndë nuk kanë mundur të evakuohen.
Ushtria izraelite kumtoi se sulmi kishte në shënjestër një qendër komanduese të Hamasit të vendosur brenda spitalit. Sipas tyre, na atje ishin planifikuar dhe kryer sulmet kundër civilëve izraelitë. Izraeli pretendon se ka ndërmarrë masa paralajmëruese me qëllim që të reduktohet numri i viktimave civile.
"Spitalet mbrohen sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Sulmet ndaj institucioneve shëndetësore duhet të ndalen menjëherë," tha Tedros, duke bërë thirrje për heqjen e menjëhershme të bllokadës izraelite për dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, e cila është në fuqi që nga marsi. ls/
Foto: EPA