• e martë, 24 dhjetor 2024

TAV Aeroporte deri në fund të vitit do të përgatisë master-plan për zhvillimin e aeroportit të Shkupit dhe Ohrit

TAV Aeroporte deri në fund të vitit do të përgatisë master-plan për zhvillimin e aeroportit të Shkupit dhe Ohrit

Antalia, 20 shtator 2024 (MIA) - TAV Aeroporte, grupacion ndërkombëtar me seli në Stamboll, paralajmëroi se po përgatit master - plan për zhvillimin e dy aeroporteve të Maqedonisë së Veriut. Master - plani i cili siç informojnë, intensivisht po përgatitet për mbështetje nga shumica e përfaqësuesve të TAV Aeroporteve, ADP-ja franceze dhe pritet të përfundojë në dy muajt e ardhshëm dhe deri në fund të vitit, koncesionuesi TAV Maqedoni, si filial i TAV Aeroporte, do ta prezantojë planin para qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i TAV Aeroporte, Serkan Kaptan, në konferencën e sotme për media në Antalia tha se në tregun e Maqedonisë punojnë që nga viti 2010 dhe deri më tani, për më pak se 15 vjet, me mbështetjen e Qeverisë dhe të gjitha institucioneve kompetente qeveritare, kemi arritur të zhvillojmë trafikun ajror në vend, me qëllim që që të mundësojmë udhëtimi me aeroplanë të jetë i kapshëm për më shumë njerëz.

"Në treg sollëm linja ajrore të reja dhe kyçe, hapëm mbi 40 destinacione të reja, ndërsa rritëm numrin e pasagjerëve me pothuajse pesë herë - nga rreth 640,000 pasagjerë në të dy aeroportet në vitin 2009 - në 3.1 milion pasagjerë në vitin 2023. Kriza e koronavirusit na goditi fort, por nga gjysma e dytë e vitit 2022 numri i pasagjerëve dhe fluturimeve filloi të rritet. Përkundër të gjitha pengesave, ne nuk kemi pushuar së punuari me entuziazëm dhe këmbëngulje me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm të aeroporteve të Maqedonisë, rrjedhimisht edhe të ekonomisë së Maqedonisë, si dhe forcimit të lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe Maqedonisë tonë mike", deklaroi Kaptan. 

Drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt, deklaroi se qëllimi i master - planit është zhvillimi i mëtejmë i industrisë së aviacionit në Maqedoni.

"Analizat do të tregojnë se çfarë duhet bërë në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe Aeroportin Shën Pali Apostulli i Ohrit, ndërsa më pas do t'ia paraqesim Qeverisë. Qëllimi ynë është që aeroportet e Shkupit dhe Ohrit t'i bëjmë qendra rajonale të aviacionit, konkurrues me aeroportet e tjera në rajon", tha Kurt.

Përveç investimeve kapitale dhe zhvillimit të rrjetit të kompanive ajrore dhe linjave të reja ajrore nga aeroporti i Shkupit dhe aeroporti i Ohrit, TAV Aeroporte, siç njoftojnë do të vazhdojë të investojë mbi njohuritë dhe burimet e grupit në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese në dy aeroportet e Maqedonisë. 

Sipas Kurt, dëshmi e angazhimeve të mëparshme për sigurimin e cilësisë së lartë të shërbimeve të aeroportit janë Airport Service Quality (ASQ) të marra nga ACI, të cilat që nga viti 2012 deri tani Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit i ka fituar nëntë herë, në kategorinë - aeroporti më i mirë nga 2 deri në 5 milion pasagjerë çdo vit në rajonin e Evropës.

TAV Aeroporte nga viti 2010 deri tani në dy aeroportet e Maqedonisë ka investuar mbi 300 milionë euro dhe në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit - në TAV Maqedoni punëson mbi 1.000 njerëz, si operatorë të aeroportit, si dhe në kompanitë simotra BTA, ATU, TAV Tehnoloxhis dhe TAV MOS.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, TAV Aeroporte ka shërbyer 2,1 milionë pasagjerë (2,128,981) në dy aeroportet e Maqedonisë, që është një rritje prej 4% në krahasim me vitin e kaluar dhe 17,196 fluturime, që është 12% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023. qa/

Foto: TAV Aeroporte

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR