• e martë, 24 dhjetor 2024

Taravari promovoi investimet në shkollën fillore "Bashkimi" në Gostivar

Taravari promovoi investimet në shkollën fillore
Gostivar, 24 nëntor 2022 (MIA)- Kryetari i Komunës së Gostivarit bashkë me ekipin e tij sot promovoi investimet në shkollën fillore "Bashkimi" në lagjen Tullana."Sot promovuam investimet në Shkollën fillore periferike ‘Bashkimi’ në lagjen Tullana. Investimi përfshin ndërrimin e dritareve, fasadë me efikasitet energjetik dhe rinovim të brendshëm të klasave", tha Taravari.Sipas tij ky investim i komunës në këtë kohë krize energjetike ka qenë më se i nevojshëm, ndërsa fasada e re me kursim energjetik dhe dritaret e reja, përveç kursimit e bëjnë shkollën edhe me pamje estetike bashkëkohore.“Për Komunën e Gostivarit ndër prioritetet kryesore mbetet arsimi dhe infrastruktura arsimore në shkollat fillore dhe të mesme të Gostivarit”, thuhet në kumtesën e komunës.

QËNDRONI TË LIDHUR