• e martë, 24 dhjetor 2024

Taravari: Nuk është e vërtetë se nuk kemi kursyer energji elektrike

Taravari: Nuk është e vërtetë se nuk kemi kursyer energji elektrike
Gostivar, 21 tetor 2022 (MIA) – Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, e vlerësoi si të pasaktë pohimin e ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshi se vetëqeverisja lokale nuk i respekton masat për kursimin e energjisë elektrike. I pyetje të MIA-s për koment, Taravari sqaroi se shumat e faturave janë të njëjta me vitin e kaluar, por janë dukshëm më shumë linja të reja për ndriçim dhe objekte të reja infrastrukturore. "Ministri është informuar keq kur pohon se kemi rritje dhe mos kursim të energjisë elektrike në nivel prej mbi 90 për qind. Duhet të sqaroj se në muajt e fundit është bërë zgjerim dhe vendosje të ndriçimit publik në shumë vendbanime të reja në qytet dhe fshatra. Ne kemi lidhur pompa në objektet që janë të nevojshme për funksionimin dhe ofrimin e shërbimeve komunale. Me gjithë zgjerimin dhe investimet e reja, konsumi i energjisë elektrike është në nivelin e një viti më parë", tha kryetari i komunës së Gostivarit, Taravari, pas vizitës në shkollën e mesme të mjekësisë, ku u promovua përfundimi i fasadës së re. Në kumtesën e komunës së Gostivarit, e cila është dhënë mbrëmë nga shërbimi informativ, është theksuar se konsumi i energjisë elektrike për muajin shtator të vitit 2021 dhe shtatorin e vitit 2022, për objektet e administratës, ndriçimi publik dhe objektet tjera të cilat shërbejnë në interes publik, është nivel të njëjtë. "I njoftojmë qytetarët se institucionet shtetërore dhe lokale në RMV të cilët furnizohen me energji elektrike nga furnizuesi në rastin e fundit paguajnë çmim të lartë i cili ka shpenzim nga çmimi mesatar mujor në bursën për rrymë HUPX + 50%, e jo siç deklaroi ministri, çmimi mesatar mujor në bursën energjetike HUPX + 20 për qind", sqarojnë nga komuna e Gostivarit. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR